A do arratiset Tahiri dhe do prishë provat? Ja si përgjigjet ish-ministri

Shqipëria

A do arratiset Tahiri dhe do prishë provat? Ja si përgjigjet ish-ministri

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 12:15
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve, i është përgjigjur Prokurorisë, e cila deklaroi se ai mund të largohet nga Shqipëria dhe mund të prishë provat në Itali.

“I nderuar deputetë unë sigurisht nuk mund të pranoj që me standardin e Sali Berishës, apo kujt tjetër që bënte gjyqe politike në atë kohë, jam i gatshëm dhe i hapur në dispunueshmërinë e Prokurorisë pa pushim. Dëgjova te thuhej nga Prokuroria se unë mund të iki nga vendi. Unë nuk kam ndërmend që të lëviz as centimetrin. Dëgjova se unë të prish provat në Itali, nuk e kam këtë kapacitet” tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat