Basha: Tahiri është kapur në flagrancë si bashkëpunëtor i trafikut të drogës

Shqipëria

Basha: Tahiri është kapur në flagrancë si bashkëpunëtor i trafikut të drogës

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 15:40
Lulzim Basha

Në një dalje për mediat kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon Ramën se po mbron Tahirin duke mos ia dorëzuar atë drejtësisë.

Basha tha se faktet dhe provat janë të mjaftueshme për të pranuar menjëherë kërkesën e prokurorisë.

Vetëm ata që tremben nga provat e mbledhura nga antimafia italiane bëjnë sikur nuk kuptojnë. Saimir Tahiri është kapur në flagrancë si bashkëpunëtor i krimit të drogës dhe trafikut.

Pse Rama mohon atë që di gjithë bota është e kuptueshme, sepse është ai pas Tahirit, dhe pas Habilajve.

Ai ka pëfituar nga milionat që erdhën nga droga e kanabizimi se i duheshin për të mbajtur pushtetin. Në vend që t’i hapë rrugë drejtësisë po mbron Tahirin me imunitetin parlamentar dhe po i bën gjyq prokurorëve.

Tahiri dhe Habilajt janë shteti dhe ligji i Edi Ramës. Beteja e sotme nuk është për Saimir Tahirin. Rama do që të mos i kontrollohen makinat, e paratë,  do që të zhdukë provat, kërcënojë prokurorët dhe gjyqtarët.

Është pakt mafioz mes Ramës e Tahirit për të pambrojtur Ramën e ministra të tjerë, e kryebashkiakë të kapur në flagrancë si bashkëpunëtorë të krimit të organizuar e trafikut ë drogës.

Ai e di që Rama e qeveria e tij janë të vdekur politikisht. I bëj thirrje Ramës të heqë dorë nga ky presion rrugaçëror ndaj prokurorisë. E ka të kotë”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat