Goditjet e FBI-së në Shqipëri apo “koka” e Tahirit? Çfarë diskutoi Rama me Fatmir Xhafajn

Shqipëria

Goditjet e FBI-së në Shqipëri apo “koka” e Tahirit? Çfarë diskutoi Rama me Fatmir Xhafajn

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 18:30
Rama me Fatmir Xhafajn

Në kohën që në mbledhjen e këshillit të mandateve vendosej për fatin e Saimir Tahirit, disa metra më tutje në bulevard, kryeministri Edi Rama po zhvillonte një mbledhje kokë më kokë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, në zyrën e këtij të fundit.

Pas rreth një orë, mbledhja mes të dyve ka përfunduar, dhe asnjë nga palët nuk ka folur për median, përfshi këtu edhe zyrat respektive të shtypit.

Por për çfarë mund të kenë folur Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama... për grupin anti-mafia të FBI-së që pristet së shpejti t’i atashohet Ministrisë së Brendshme, apo për fatin e Saimir Tahirit, i cili është lënë në duart e votës së deputetëve në parlament?

Pavarësisht se nuk ka të dhëna se për çfarë është diskutuar, ajo që dihet është fakti se Fatmir Xhafaj ishte personi i parë në kampin socialist që mbrojti hapur Saimir Tahirin, duke deklaruar ditën e djeshme (pak minuta para fillimit të seancës në Këshillin e Mandateve) se provat e prokurorisë nuk e inkriminonin ish ministrin e Brendshëm. Po dje, kryeministri edi Rama bëri një lëvizje 180 gradë, nga personi i cili fliste për “drurë të shtrembër” brenda PS-së, në politikanin që i kërkonte prokurorisë prova konkrete për arrestimin e Tahirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat