Manja: Mbështesim hetimet e prokurorisë, por arrestimi i Tahirit nuk ka prova

Shqipëria

Manja: Mbështesim hetimet e prokurorisë, por arrestimi i Tahirit nuk ka prova

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 18:31
Ulsi Manja

Në dalje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, përfaqësuesi i PS-së, deputeti Ulsi Manja ka deklaruar se maxhoranca e mbështet plotësisht hetimin e prokurorisë kundrejt Tahirit, por nuk mund të pranojë arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, pasi sipas saj nuk ka asnjë provë që të mbështesë këtë vendim.

Manja nga ana tjetër ka sulmuar përfaqësuesit e opozitës, duke deklaruar se ata janë të interesuar tek pushteti dhe jo tek zbardhja e të vërtetës që lidh Tahirin me grupin kriminal të Habilajve.

“Po flasim për opinionin publik, ishte e natyrshme që do kishte dy qëndrime, ne si shumicë jemi të interesuar për të vërtetën dhe atë e kërkojmë nga institucionet e drejtësisë dhe jo nga opozita, e cila u pa qartë që ka hallin e puishtetit. Është normale që kur ke të tilla halle, gjykimi i ftohtë  të kthehet në emocion politik

Ne e kemi pranuar kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës e atij personal duke garantuar konform rregullave vijimin e hetimeve nga prokuroria, që do të thotë ajo është e lirë që të vijojë të gjitha hetimet. Ndërsa lidhur me kërkesën për arrestimin, ne si shumicë çmojmë se kjo kërkesë nuk mbështetet në prova sic e kërkon ligji, kushtetuta e kodi penal. Ne e inkurajojmë prokurorinë pavarësisht se këto hetime kanë vetëm 72 orë që kanë nisur. Ne e garantojmë prokurorinë që do ti japim të gjithë mbështetjen e duhur, sepse jemi për të mbështetur të vërtetën."-tha deputeti i PS. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat