Deputeti i PS e pranon: Kishim dyshimet tona për Tahirin

Shqipëria

Deputeti i PS e pranon: Kishim dyshimet tona për Tahirin

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 18:35
Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu i ftuar ne emisionin “Kjo Jave” ne “News24”, tregoi edhe momentin se kur mazhoranca kishte dyshuar për Tahirin, e më pas për punën e prokurorisë.

"Në fillim as unë as ju nuk dinim fare se deri ku shkonin provat e prokurorisë, kishim të drejtë të supozonim që mund të kishte edhe fakte që mund të kompromentonin ndaj e lejuam, nuk dhamë asnjë mbrojtje, por në momentin që prokuroria bën një interpretim skandaloz të atij lloji, Tahiri mund të ketë bërë 1001 gjëra por s’ka tani asnjë provë që mund të lejojë arrestimin e tij.

Ne si mazhorancë të pabindur për provat që ka paraqitur prokuroria s’mund të lejojmë që t’i hapim rrugë arrestimit të një deputeti kushdo qoftë ai.

Do inkurajojmë prokurorinë të gjëjë prova të reja dhe të verë me shpatulla pas murit Saimir Tahirin.

Në momentin që kanë dalë përgjimet publike kemi supozuar se ka një histori më të thellë se ne nuk e dimë deri ku shkon, nuk e kemi shitur Tahirin, por kemi relaksuar prokurorinë të bëjë punën e vet, në këtë moment del Lul Basha dhe ju gazetarët thoni e shitëm, ne ia lamë topin Prokurorisë, por kur doli me kërkesën për arrestimin …”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat