Basha publikon videon: Ky njeri po fshin provat për Saimir Tahirin në ministri

Shqipëria

Basha publikon videon: Ky njeri po fshin provat për Saimir Tahirin në ministri

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 19:15
Lulzim Basha

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka publikuar pak minuta më parë në rrjetin social një denoncim i cili sipas kryedemokratit tregon më së miri se Saimir Tahiri po bën gjithçka që të dalë i palagur nga dosja e Habilajve.

Në denoncimin e publikuar nga Basha, pretendohet se drejtori i planifikimit strategjik në Ministrinë e Brendshme, me bekimin e Ministrit Xhafaj dhe atë të kryeministrit Edi Rama, ka nisur punën për të fshirë çfarëdolloj dosje që mund të kompromentojë Saimir Tahirin me trafikun e drogës dhe grupin kriminal të Habilajve.

Po sipas denoncimi, këtë të shtunë e gjithë ministria e Brendshme është vënë në dispozicion të Tahirit për të fshirë provat.

POSTIMI I BASHËS:

Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës: “Përshëndetje z. Kryetar.

Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin "Saimir Tahiri" 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" në studion e "TV Klan".

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa. 

Bashkëlidhur "linkun" e Ministrisë së Punëve të Brendshme" në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat