Provat e Prokurorisë/ Alarmi i Bashës: Rama, Xhafaj e Ruçi do blejnë prokurorinë

Shqipëria

Provat e Prokurorisë/ Alarmi i Bashës: Rama, Xhafaj e Ruçi do blejnë prokurorinë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 19:40
Lulzim Basha

Lideri i opozites Lulzim Basha tha sot se drejtesia mund te vonoje, por nuk do mungoje per Saimir Tahirin dhe Edi Ramen.

“Rama do ta mbrojë deri në fund. Sic u pa sot ai Ruci dhe Xhafaj, këta që qeverinë e kthyen në një repart logjistik në mbështetje të krimit e drogës do kërcënojnë e blejnë prokurorinë e këdo që provon të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.
Sot Tahiri, Xhafaj e Rama ushtruan dhunë ndaj prokurorëve dhe drejtësisë duke treguar se janë një kërcënim serioz për drejtësinë. Sot te gjithe shqiptaret e panë lakuriq mashtrimin, ku e vetmja drejtësi që Rama mund të pranojë është drejtësia nën kembët e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat