Tronditet Dukagjini nga kjo që ndodhi atje!

Shqipëria

Tronditet Dukagjini nga kjo që ndodhi atje!

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 21:29
ilustrim

Një peshkaqen i llojit “Dem”, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në vlorë. Bëhet fjalë për një speçie të rrezikshme e që rritet kryesisht në ujra të thella.

Peshkaqeni gati dy metër dhe me peshë 90 kg, është kapur nga peshkatarët në det të hapur, ndërsa cilësohet si një specie agresive. Ndërkohë veç speçies së rrezikshme një tjetër peshkaqen i qaujtur “Dhelpër” është kapur në brendësi të gjirit të Vlorës.Peshkatarët tregojnë cilesitë që ka peshkaqeni i rrëzikshëm, por edhe speçia e cilësuar “Dhelpër” për vetë formën që ka, ndërsa pranon se kushtet atmosferike,kanë ndikuar në vitet e fundit në shtimin e specieve të tilla në ujërat tona.

Image

“Ne peshkatarët i themi peshkaqen i dem, ky është zënë në ujërat e thella, është zënë nga peshkatarët e  Himarës. Eshtë gjetur në  gjendje të ngordhet, pretendohet se është agresiv, por duke qenë se rritet në ujëra të thella, prania e njerëzve nuk  mund të jetë në këto ujëra. Peshkaqeni tjetër është kapur dje, është peshkaqeni “Dhelpër”, është zënë brenda gjirit, nuk është agresiv, rri  në zona të cekta afër lagunave afër. Nga Biologët është një specie që rezulton në zhdukje. Këto specia na kanë na kanë ardhur në  Prill-Maj, i kemi patur më të shpeshta, por fakti i ndryshimeve klimaterike po vijnë më shpesh”-shprehet peshkatari Sherif Durmishaj

Peshkaqeni “Dem” dhe “Dhelpra” janë të rrallë në ujërat tona, por gjatë këtyre viteve ka patur shtim të tyre, ndërsa pjesa më e madhe e tyre gjendet kryesisht në ujërat e thella.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat