A i blenë Habilajt syze 5 mijë euro deputetit Saimir Tahiri?

Shqipëria

A i blenë Habilajt syze 5 mijë euro deputetit Saimir Tahiri?

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 22:52
Saimir Tahiri

Një palë syze të firmës luksoze Maybach që kushtojnë plot 5000 euro janë blerë nga anëtarët e grupit kriminal të Habilajve për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Të paktën ky është pretendimi i ish kryeministrit Sali Berisha, i cili shkruan se janë pjesëtarë të bandës kriminale ata që i kanë blerë këtë objekt luksi Saimir Tahirit.

Berisha i referohet “qytetarit dixhital” duke deklaruar se foto që ka patur veshur Tahiri janë të një firme që nuk ka asgjë të lirë. Si mundet një deputet, pyet Berisha, që të mund të blejë e të ketë një palë syze të tilla?

Për më tepër lexoni statusin e Berishës dhe foton e publikuar prej tij:

“Qytetari dixhital denoncon:

-Habilajt i blene Saje qorrit syze 5 mije euro! sb

“Pershendetje doktor. Keto syze qe posedon Saje “Qorri” jane te firmes se njohur Maybach, lloji hedonist, e cila cilesohet si firma me e shtrenjte ne bote dhe ku syzet optike kapin shifra marramendese nga 5000$ e siper.Lind pyetja: A mundet nje ish minister dhe nje deputet pa asnje te ardhur shtese pervec rroges te posedoje syze te tilla ? Prokuroria te hetoj se keto syze jane dhurate e Habilajve,anonim ju lutem” shkruan Berisha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat