Pas një muaji të marrë “peng” në Libi, lirohet anija shqiptare

Shqipëria

Pas një muaji të marrë “peng” në Libi, lirohet anija shqiptare

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 23:04
ilustrim

Pronari i anijes shqiptare të bllokuar në Libi para 35 ditësh, Eduart Skora ka thënë për Report Tv se anija “Envi 1” është liruar para dy orësh.

Pronari thotë se për lirimin e anijës janë paguar 34 mijë dollar tek rebelët të cilët e kishin marrë peng teksa lundronte në ujërat libiane.

Anija në fjalë është ndaluar me akuzën e transportit të paligjshëm të mallrave nga autoritetet e Libisë dhe më pas është bllokuar nga rebelët të cilët e kanë mbushur me klandestinë, por më pas është zbrazur dhe është kërkuar një shumë monetare për lirimin e saj.

Eduart Skora shprehet për Report Tv se, "anija po vjen drejt Durrësit për të sjellë marinarët në shtëpi dhe për tu pajisur me mjetet e nevojshme, pasi është plaçkitur nga rebelët gjatë kohës që ka qenë e bllokuar".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat