Policia në ndjekje të vëllait të Moisi Habilajt, dyshohet se fshihet në…

Shqipëria

Policia në ndjekje të vëllait të Moisi Habilajt, dyshohet se fshihet në…

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 08:27
Moisi Habilajt

Policia italiane goditi të hënën një organizatë kriminale të trafikut të drogës, të përbërë nga 11 persona, shqiptarë e italianë. Grupi që e shtrinte aktivitetin e jashtëligjshëm në Sicili, drejtohej nga Habilajt e Vlorës dhe sipas Policisë italiane, vitet e fundit ka trafikuar mbi 3.5 tonë kanabis.

Në pranga përfunduan 3 shqiptarë e 4 italianë, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 4 shqiptarë të tjerë, për të cilët u lëshuan urdhër-arrestet ndërkombëtare, pasi dyshohej se fshiheshin në Shqipëri.

Dy prej urdhër-arresteve janë ekzekutuar nga Policia gjatë ditëve të fundit në Vlorë, ku u zbulua edhe një sasi prej 4 tonësh kanabis e grupit “Habilaj”. Ndërsa u arrestuan Armando Koçerri dhe Nezar Seiti. Tashmë mbeten edhe dy persona të tjerë në kërkim, të cilët po kërkohen nga Policia e Prokuroria.

Operacioni në fshatrat e Vlorës po vazhdon prej tri ditësh për arrestimin e Florian Habilajt, vëllait të Moisi Habilajt, që dyshohet si drejtues i grupit. Gjithashtu, forcat e Policisë janë në ndjekje edhe të Sabaudin Çelajt, që dyshohet po ashtu se fshihet në fshatrat e Vlorës.

Deri tani nuk është rënë ende në gjurmët e tyre, por operacioni vazhdon nga ana e Policisë së Shtetit deri në arrestimin e tyre apo edhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat