Ambasadorja kineze, takim me Bashkim Finon

Shqipëria

Ambasadorja kineze, takim me Bashkim Finon

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 08:29
Pamje nga takimi

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua të shtunën me kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë të Kuvendit dhe Sekretarin Organizativ të PS-së, Bashkim Fino si edhe me kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë Spartak Nano dhe kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë Shqipëri-Kinë Idriz Çelmeta, njoftoi Radio e Jashtme e Kinës.

Ambasadorja Jiang foli lidhur me zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet kino-shqiptare, duke u shprehur se bashkëpunimi dypalësh në të gjitha fushat është pozitiv dhe ka pasur shkëmbime të shumta. Pala kineze është e gatshme të mbajë parasysh fokusin e politikave të qeverisë së re shqiptare dhe të diskutojë aktivisht me palën shqiptare mbi shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fushat e energjisë, të infrastrukturës, të turizmit dhe të bujqësisë, duke mirëpritur paraqitjen e propozimeve nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Grupi i Miqësisë Shqipëri-Kinë.

Bashkëpunimi i organeve ligjvënëse të të dy vendeve është pjesë përbërëse e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe, vuri në dukje znj. Jiang, duke shtuar se pala kineze dëshiron të forcojë shkëmbimet dhe marrjes e përvojës me Kuvendin e Shqipërisë, për të dhënë ndihmesë të mëtejshme për futjen e marrëdhënieve dypalëshe kino-shqiptare në një epokë të re.

Fino bëri një paraqitje të këtij grupi që sapo është krijuar, duke thënë se të gjitha grupet parlamentare kanë konsensus për forcimin e miqësisë mes Shqipërisë e Kinës dhe forcimit të bashkëpunimit konktret mes të dy vendeve, dhe ky është edhe misioni i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë. Grupi i Miqësisë Shqipëri-Kinë i Kuvendit të Shqipërisë dëshiron të forcojë bashkëpunimin me palën kineze dhe të luajë rolin e vet në bashkërendimin e institucioneve të ndryshme të palës shqiptare për thellimin e bashkëpunimit me palën kineze, duke e ngritur nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat