Arrestohet vëllai i dhunshëm, nxori “zvarrë” motrën nga shkolla

Shqipëria

Arrestohet vëllai i dhunshëm, nxori “zvarrë” motrën nga shkolla

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 09:24
ilustrim

Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka nxjerrë me dhunë motrën e tij nga ambientet e shkollë së mesme, ku ajo mësonte.

Sipas policisë, i arrestuari në flagrancë është shtetasi Geri Lushaj, banues në Vlorë, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike nda 17-vjeçares.

“Ky shtetas ditën e djeshme ka shkuar pranë ambienteve të Gjimnazit “Ali Demi” dhe ka marrë me forcë e pa dëshirën e saj, motrën e tij, shtetasen me inicialet  F. L., 17 vjeçe, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj për motive të dobëta”, njofton policia.

Gjithashtu bëhet e ditur se ky person rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale të “Dhunës në familje”.

Materialet në ngarkim të 27-vjeçarit u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat