Buxheti 2018 mbërrin në Kuvend- Ahmetaj: Mbështet përshpejtimin e rritjes ekonomike

Shqipëria

Buxheti 2018 mbërrin në Kuvend- Ahmetaj: Mbështet përshpejtimin e rritjes ekonomike

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 15:22
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, prezantoi të martën paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2018, ndërsa informoi se TVSH-ja do të shtrihet deri tek niveli niveli i sipërmarrjes së vogël 2 milionë lekë.

Gjatë nëj takimi me përfaqësues të biznesit amerikan në vendin tonë, ministri Ahmetaj tha se buxheti i vitit 2018 ka mbërritur në Kuvend pas miratimit një ditë më parë në Këshillin e Ministrave.

“Buxheti i vitit 2018 mbështet përshpejtimin e rritjes ekonomike me 4.5 % mesatarisht në katër vitet e mandatit të dytë të qeverisë ‘Rama 2″, për të mbërritur në 5.5 -6 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të mandatit”, deklaroi ministri.

Paketa fiskale 2018- TVSH do të shtrihet deri tek niveli 2 milionë lekë i sipërmarrjes së vogël 

Tatimi mbi vlerën e shtuar do të shtrihet deri në nivelin 2 milionë lekë të sipërmarrjes së vogël. Përjashtohen ambulantët, tregjet e bagëtive dhe zejtarët, dhe nëse sot janë gati 70 mijë biznese jashtë skemës së deklarimit të TVSH, gjithsej do të hynë brenda skemës vetëm 9 mijë. 61 mijë do të mbeten të përjashtuar për shkak të nivelit të ulët të xhiros nën 2 milionë. Nuk do të ketë rritje të çmimit as kosto shtesë, sepse ata do të deklarojnë një herë në tre muaj sikurse deklarojnë sigurimet shoqërore.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj deklaroi se shtrirja e TVSH-së deri në këtë nivel bëhet me qëllim për të strukturuar finalisht transaksionin nga i madhi tek i vogli.
“99 % e të ardhurave nga TVSH vjen nga biznesi i madh. Fokusi ynë është sipërmarrja e madhe. Tani do të kemi më të strukturuar gjithë transaksionin e TVSH-së. Kemi shtuar një instrument plus për të patur një skanim më të thellë të transaksionit të TVSH-së”, deklaroi ministri Ahmetaj. Me këtë hap 61 mijë biznese përjashtohen nga TVSH-ja, ndërsa skemës i shtohen 9 mijë biznese.

Ndër ndryshimet e tjera të taksave për vitin që vjen, ministri Ahmetaj tha se ulet në 6 % TVSH-ja për të gjitha shërbimet brenda mureve të strukturës akomoduese për hotelet me 5 yje. Deri tani ishte TVSH 6 % për shtretërit dhe mëngjesin, tani zgjerohet dhe përfshihen edhe shërbimet tek hotelet me 5 yje.

Një tjetër lehtësi vjen për sektorin e turizmit. Ulet norma tatimore (tatim fitimi) në 0 % për 10 vitet e para fiskale për strukturat akomoduese, hotelet me 4 dhe 5 yje.
Qveria ka vendosur edhe incentivimin në fushën e prodhimit të softwer-eve duke reduktuar normën tatimore nga 15 në 5 %, si një instrument i rëndësishëm për të incentivuar mbajtjen e kapëaciteteve intelektuale brenda vendit, si dhe të mundohemi të tërheqim kompanitë e prodhimit të softwer-eve që kërkojnë territore me taksa më të ulëta me talente siç ka në Shqipëri në këtë fushë.

Sa i përket taksave vendore ndryshon metodologjia e taksimit të ndërtesave. Ndryshon nga një taksë fikse që bazohet në sipërfaqen e ndërtesës e shprehur në m2, tashmë do të jetë një taksë në përqindje, e cila aplikohet mbi vlerën e tregut të ndërtesës.

Riklasifikohet taksa e tabelës për të patur një vendosje të drejtë të saj, referuar llojit të tabelës, e thjeshtë dhe me ndriçim elektronik.
Rishikohet niveli i akcizë së cigares për vitin 2018. Qeveria parashkon rritje të saj sipas parashikimeve pavarësisht një stopimi që kishte vitin që lamë pas. Ministri këtu i kujtoi biznesit edhe kufirin e importit që sipas tij nuk duhet të kalojë 15 % të nivelit të importit mujor.

Ministri paralajmëroi edhe rishikimin e taksës mbi dividentin. Për këtë, ai tha se në bashkëpunim me FMN-në po diskutohet rreth një uljeje të mundshme pa dëmtuar buxhetin dhe strukturën e taksimit.

Buxheti 2018 – Rriten investimet, ulet borxhi

Ky buxhet mbështet përshpejtimin e rritjes ekonmike . 4. 5 mesatarja e 4 viteve për të arritur 5.5 deri n 6 % të PBB-së në fund të mandatit. Financon reforma të rëndësishme në ekonomi dhe  vazhdon konsolidimin fiskal. Në buxhetin e vitit 2018 ka një ulje të borxhit publik me 2.5 % në krahasim em 2017. Nëse nuk do të kishte zhvlerësim dhe mbivlerësim të monedhave që përbëjnë stokun e borxhit tonë dhe nëse nuk do të ishin korrigjuar shifrat e PBB-së që natyrshëm nga Instituti i Statisiteks rishikoehne dhe të kalaurat borxhi publik duke iu referuar purifikisht angazhimit të qeverisë shqiptare duhet të ishte 66 %. Kjo qeveri ka 3 vite që nuk shton borxh publik, Ka tre vite që del me sufiçit. J vetm nuk krijon borxh të ri por kursen e paguan borxhet e trashëguara nga qeveritë e tjera.

Ministri po ashtu bëri të ditur se rriten investimet publike duke shkuar në 5.2 % të PBB-së, ndërkohë që borxhi publik zbret. Ministri theksoi se çdo rritje e investimeve ka qënë rritje e borxhit. Kjo do të thotë konsolidim serioz fiskal, pa cënuar portofolin social, pensionet investimet publike.
Buxheti tashmë ka mbërritur dje në Kuvend.

Aksioni antiinformalitet- Ahmetaj 920 biznese ndryshuan përgjegjësinë tatimore

Në fazën e tretë të antiinformlitetit, ministri Ahmetaj tha se qëllimi ynë nuk është presioni ndaj sipërmarrjes por t’i afrohemi më afër sipërmarrjes të komunikojmë me të, duke i bërë të qartë se kushpërfiton dhe kush humbet. “Në finale humbet qytetari dhe ekonomia e vendit”, tha Ahmetaj.

920 sipërmarrje kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore në 20 ditë. Në të gjithë fazën kanë kaluar nga biznes i vogël në biznes të madh 563 sipërmarrje. Në 20 ditë nga zyra, përmes montorimit të xhiros së kasës janë sot 920 biznese që kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore. Janë zhvilluar 4300 kontrolle nga zyra.

Deregulimi- Reforma e re e qeverisë për të thjeshtuar kontaktet mes qytetarit, sipërmarrjes dhe administratës

Deregulimi është reforma e re e qeverisë për të thjeshtuar kontaktet mes qytetarit, sipërmarrjes dhe administratës. Ministri Ahmetaj tha se kemi bërë një inventar të qartë të shërbimeve publike, që ofrohen nga ministria e Financave e Ekonomisë . Kanë rezultuar 143 dokumente që në një vit janë lëshuar 590 mijë herë . 270 prej këtyre janë 9 vërtetime tatimesh, të cilat tashmë online përmes platformës e-albania. “Duke marrë ditën e punës 8 orë i kemi kursyer sipërmarrjes në një vit 56 vjet”, tha Ahmetaj.

Ministri informoi se shumë shpejt do të prezantohet një platformë e re online që përfshin 24 autorizime të doganave, 3 vërtetime të Shërbimit Kombëtar të Punësimit apo lejet e punës. Kemi filluar një proces të tërë të kalimit të dokumenteve online.

Marrëdhënia me FMN-Ahmetaj: Marrëveshje monitoruese

Fondi Monetar Ndërkombëtar mbetet i rëndësishëm për ne. Na shoqëron, tha Ahmetaj, edhe në këtë mandat, në marrëveshje bazuar në artikullin IV. Sipas tij, ka kaluar nga një marrëveshje kushtëzuese, në një marrëveshje monitoruese. “Arsyeja është se autoritetet fiskale e kaluan krizën, e cila reflektohet që nga bilanci i pagesave e deri te qytetari. Sot, ne si qeveri jemi në gjendje të bëjmë vetë konsolidimim”, shtoi ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat