Prej 24 orësh në det/ Trageti i nisur nga Durrësi nuk lejohet të ankorohet në Itali

Shqipëria

Prej 24 orësh në det/ Trageti i nisur nga Durrësi nuk lejohet të ankorohet në Itali

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 07:31
Ilustrim

Prej pothuajse 24 orësh pasagjerët e linjës Durrës – Bari ndodhen në det pasi trageti nuk lejohet që të ankorohet në port. Sipas burimeve të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve italiane të reagojnë për çështjen, ndërsa thonë se nga komunikimet që u është bërë nga ana e stafit të tragetit, nuk lejohet ankorimi në Portin e Barit për shkak të kushteve të motit dhe dallgëve neë det, shkruan KlanTv.

Nga informacionet që qytetarët kanë raportuar, ata sqarojnë se nuk u është bërë me dije se kur do të zgjidhet kjo situatë dhe sa do të duhet të qëndrojnë në det, ndërsa shtojnë se në traget ka fëmijë e persona të sëmurë. Trageti është nisur nga porti i Durrësit rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat