Basha: Kjo qeveri ka vdekur, orët e narkoshtetit kanë nisur të trokasin mbrapsht

Shqipëria

Basha: Kjo qeveri ka vdekur, orët e narkoshtetit kanë nisur të trokasin mbrapsht

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 12:50
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, pasi mbrojti Saimir Tahirin nga arrestimi për akuzat e ngritura ndaj tij, si trafik droge dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

‘24 deputetëve Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr mandatin.

Detyra e parlamentit është vetëm ti hapë rrugë drejtësisë, deri më sot.

Rama e Tahiri kanë dy standarde për drejtësinë, një për vete e një për qytetarët e thjeshtë’, tha Basha.

Pjese nga fjalami i kreut te PD-se Lulzim Basha:

Të gjitha legjislaturat e mëparshme kanë respektuar faktin se pushtete janë të ndara dhe detyra e parlamentit është t’i hapë rrugë drejtësisë. 

Zaganin e mbajtën tre ditë për shpërdorim detyre. Zagani ndodhet sot jashtë Shqipërisë për shkak të persekutimit politik nga njerëzit e pushtetit.  

22-vjeçari nga Kolonja e Lushnjes u çua drejt vetëvrasjes për një cigare hashash.

Infermierja nga Shkodra dhe ajo nga Korça shkuan drejt vetëvrasjes se nuk kishin vendin e punës.

Tahiri me 9 mijë euro byzlykë dhe 15 mijë euro diamante e mbroni nga arrestimi.

Kemi të vetëvrarë se nuk paguanin dot energjinë elektrike, ne kemi kryetrafikantin me 5 milionë euro në muaj.

Zela me faturën e papaguar të energjisë që u vetëvar kurse Tahirit nuk i dilnin 20 milionë për fushatë.

Ky është shteti yt mafioz që burgos dhe dhunon të varfrit dhe u bëhet mburojë trafikantëve.

Hyra një herë në një lokal, ku ishin dy tavolina të bashkuara.

Për çudinë e tyre dhe jo timen, dy tavolinat kishin dy deputetë socialistë, njeri me puro kubane tjetri darkonte me verë të kushtueshme.

Këta deputetë jetojnë si sheikë në vendin më të varfër të botës.

Kjo votë ishte për të mbrojtur tenderat e vjedhur, lidhjet e drejtëpërdrejta të bandave të drogës dhe trafikut të drogës.

Vota e sotme është votë dëshpërimi dhe paniku për ty Edi Rama dhe të tjerë në këtë sallë që nuk çlirohesh dot nga frika e dosjeve që do të hapen.

Kjo qeveri ka rënë është de fakto e vdekur dhe orët e narkoshtetit kanë nisur të trokasin mbrapsht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat