Basha zbulon arsyen e humbjes së ekulibrit psiqik që Rama pati me gazetarët

Shqipëria

Basha zbulon arsyen e humbjes së ekulibrit psiqik që Rama pati me gazetarët

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 15:29
Lulzim Basha

Sulm banal e rrugaçëror e ka quajtur lideri demokrat Lulzim Basha gjuhën agresive që kryeministri Edi Rama i drejtoi këtë të mërkurë gazetarëve duke i quajtur të paditur e të palexuar.

Kreu demokrat thotë se Rama tashmë është i marrë peng nga krimi, duke thënë se edhe vendimi për të mos arrestuar Saimir Tahirin është diktuar prej tyre. Basha thotë se gjendet përkrah gazetarëve dhe se i mbështet ata në betejën e tyre për të vërtetën.

“Sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij. I marrë peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer në një lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekulibri psiqik dhe njerëzor ndaj po ushtron dhunë verbale ndaj çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij.

Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri.

Përgjigjia më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën. Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, unë dhe opozita jemi në krah të çdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës sot. Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë”, - shkraun Basha në rrjetin social Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat