Shpërthimi në Burrel, policia jep detajet

Shqipëria

Shpërthimi në Burrel, policia jep detajet

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 22:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim me tritol ka ndodhur para pak minutash jashtë një biznesi në lagjen “Drita” na Burrel.

Nga ky shpërthim mësohet se nuk ka të dëmtuar në njerëz por janë dëmtuar 2 makinat e një biznesmeni dhe xhamat e banesave pranë.

Informacion paraprak

Rreth orës 21.00, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë njoftim se në hyrje të qytetit të Burrelit, pranë një mjeti është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se në oborrin pranë një mobilerie, ka qenë i parkuar një automjet tip “Land Rover”, ku pranë këtij automjeti dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke u dëmtuar pjesërisht.

Automjeti është në pronësi të shtetasit F.B, rreth 50 vjeç, banues në Burrel.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat