Lajm i mirë për të gjithë pensionistët, ja çfarë është vendosur

Shqipëria

Lajm i mirë për të gjithë pensionistët, ja çfarë është vendosur

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Për të lehtësuar punën e qytetarëve, një pjesë e dokumenteve për pension nuk do të dorëzohen më dorazi.

Do të jenë punonjësit e zyrave rajonale të sigurimeve shoqërore ata të cilët do të mbulojnë këtë praktikë, duke i siguruar këto dokumente përmes sistemit elektronik.

DOKUMENTET

Kështu, qytetarëve nuk do t’u kërkohen më të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga regjistri i gjendjes civile apo dokumente që gjenerohen nga vetë strukturat e sigurimeve shoqërore.

Në këtë listë është përfshirë edhe dëshmia e penalitetit, e cila po ashtu nuk do të kërkohet më. Sipas kreut të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, qytetarët zhvishen nga kjo barrë, ndërsa përgjegjësia bie mbi punonjësit, të cilët duhet t’i tërheqin ato në rrugë elektronike.

“Masave të ndërmarra nga ISSH në këtë drejtim, tashmë i janë shtuar edhe heqja e një serë dokumentesh, që deri para pak kohësh merreshin personalisht nga qytetarët. Duke pasur në fokus pikërisht këta fundit, janë marrë të gjitha masat që çdo punonjës në zyrat e ALSSH-ve dhe DRSSH-ve të tërheqë në mënyrë elektronike këto dokumente, duke eliminuar në maksimum ecejaket për aplikuesit”.

KONTRIBUTET

Veç përmirësimit të cilë- sisë së shërbimit, në fokus të analizës 9-mujore të ISSH-së ishte edhe plani vjetor i të ardhurave. Hado kërkoi nga drejtorët rajonalë të mbushin arkën, duke vënë në plan të parë skemën e kontributeve nga të vetëpunësuarit në bujqësi, ashtu edhe kontributet vullnetare për efekt pensioni.

“Pavarësisht se treguesit financiarë për këtë vit janë në nivele të kënaqshme, të gjitha strukturat e drejtorisë së kontributeve në ISSH duhet të vazhdojnë me intensitet punën që të realizohet plotësisht plani i të ardhurave nga sigurimi i të vetëpunësuarve në bujqë- si dhe atij vullnetar”, shtoi kreu i ISSH-së. Në nivelin e pagës minimale, e cila aktualisht është 24 mijë lekë në muaj, shuma e kontributeve ka shkuar 6696 lekë. Ndërsa për të vetëpunësuarit, 7150 lekë çdo muaj.

Rritja e pagës minimale është reflektuar edhe në faturën vjetore që të vetëpunësuarit në fshat detyrohen të paguajnë për efekt pensioni, kështu nga 38.400 lekë në vit që kanë paguar deri më tani, do të paguajnë 42.168 lekë.

Ndërsa ata të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të periudhës së sigurimit për të përfituar pension, mund të kryejnë pagesa kontributesh edhe pas plotësimit të moshës për pension, por me kusht që ato t’u korrespondojnë periudhave para plotësimit të moshës për pension.

Për këto periudha do të paguhet sipas masës së kontributit të përcaktuar për vitin kur do kryhet pagesa. Sipas ISSH, jemi ende në kushtet e influencës së ligjit të faljes së kushtëzuar të kamatëvonesave dhe për çdo pagesë të kryer për sigurim periudhash të mëparshme, nuk llogaritet dhe nuk aplikohet kamatëvonesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat