Rama: Do kemi rritje ekonomike 6.3%, e pranojmë se me investimet e huaja s’jemi ku duhet

Shqipëria

Rama: Do kemi rritje ekonomike 6.3%, e pranojmë se me investimet e huaja s’jemi ku duhet

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 17:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Ekonomik Kombëtar nga ku ka deklaruar se qeveria pret që vitin e ardhshëm të ketë një rritje ekonomike me 6.3% të PPB-së, por nga ana tjetër ka pranuar dështimin me investimet e huaja direkte në Shqipëri.

Në mbledhje po diskutohet dhe konsultohet paketa fiskale dhe buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Kryeministri Rama ka kërkuar nga biznesi që të shfrytëzojnë “avokatin” e tyre brenda në qeveri, Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen, dhe të bëjnë të mundur që rastet e korrupsionit, të minimizohen. Një lumë artificial e ka quajtur Rama praktikën e dhënies së parave nën dorë dhe korrupsionit, të cilin biznesi mund ta thajë me ndihmën e denoncimit në qeveri.

“Para se të hyj në disa detaje të çështjes së ditës që është buxheti i vitit 2018, dëshiroj që përmes jush të përsërish apelin tim për të gjithë sipërmarrësit, të mëdhenj e të vegjël, që të na vënë në provë në raport me sa thashë më lart, që të përdorin avokatin e tyre brenda në qeveri që është ministrja e shtetit për sipërmarrjen, të mos zgjedhin një marrëveshje ilegjitime, për të kapërcyer një lumë nga elementë të administratës , por të zgjedhin bashkëpunimin me qeverinë për ta tharë lumin duke krijuar masa direkte për ta tharë këtë lumë artificial.”-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se niveli i investimeve të huaja në vend nuk ka qenë në ritmet e duhura, por sipas tij vitin e ardhshëm do të tentohet të konsolidohet dhe ky aspekt mjaft i rëndësishëm për shëndetin e ekonomisë shqiptare.

“Sot, kjo mbledhje i kushtohet temës së buxhetit, një temë madhore e vitit dhe besoj që edhe në aspektin e shifrave mund të themi se jemi në kushtet kur ambicia për të bërë shumë më tepër është e legjitimuar nga baza që kemi hedhur. Është i katërti vit konsekutiv me rritje ekonomike, rritja ka një përshpejtim relativ në raport me vitin më parë, dhe sot jemi në një rritje ekonomike katër fish nga ajo e katër viteve më parë. Stabiliteti i ritmit të rritjes ekonomike është një tregues i faktit që reformat po japin frute, dhe do ti vazhdojmë ti thellojmë reformat.

Jemi të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e konsolidimit të shifrës së investimeve të huaja, që do të thotë se në katërvjecarin që kemi përpara na duhen më shumë investime të huaja, për ta konsoliduar shifrën më të lartë historike që është arritur në këtë drejtim dhe për të krijuar kushtet që disa potenciale të mëdha, ende të pashfrytëzuara, sic është turizmi psh, të mund të vihen në funksion të punësimit dhe mirëqënies së qytetarëve.

Ulja e borxhit punlik ëeshtë një tjetër shenjë e mirë, e një procesi që e nisëm nga një situatë dramatike me librat e loogarive të shtetit.”-tha Rama.

Në lidhje me rritjen ekonomike, kryeministri deklaroi se vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike që nuk e ka parë kurrë më parë.

“Investimet publike do të rriten me 42% ndaj 2017-tës si një prioritet themelor dhe paralelisht, buxheti do të garantojë ecurinë e reformave themelore, që nga ajo në drejtësi tek reforma e financave publike, tek reforma e administratës publike, tek reforma administrative territoriale dhe reforma e ujit që vitin e ardhshëm do të hyjë në fazën e vet domethënëse.

Të kemi një rritje me rreth 6.3% të PPB-së.”-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat