Basha: Azem Hajdari vazhdon të na ndriçojë rrugën, liria nuk është një dhuratë e përjetshme

Shqipëria

Basha: Azem Hajdari vazhdon të na ndriçojë rrugën, liria nuk është një dhuratë e përjetshme

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 13:32
Lulzim Basha deklaroi se sa më shumë kalon koha Azemi fiton përmasat e një figure politike të papërsëritshme dhe frymëzon me veprën e tij.

U përurua sot në qytetin e Bajram Currit shtatorja e Azem Hajdarit, një prej themeluesve dhe figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike në vitet e para të vendosjes së sistemit pluralist.

Në fjalën e mbajtur kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se sa më shumë kalon koha Azemi fiton përmasat e një figure politike të papërsëritshme dhe frymëzon me veprën e tij.

Pjesë nga fjala e Bashës

Sa më shumë shkon koha, Azem Hajdari fiton përmasat e një figure politike të papërsëritshme, që afron, që bashkon, që frymëzon me shembullin dhe veprën e tij.

Shqiptarët i detyrohen shumë me mirënjohje dhe nderim për gjithçka bëri e dha për lirinë e të gjithëve ne.

Duke i prirë betejës së madhe fisnike dhe heroike për lirinë e të gjithëve Azemi fitoi përjetësinë. Ky është fati i luftëtarëve të lirisë. Kjo përmendore që ngrihet sot në nderim të tij është vetëm njëra prej përmendoreve në mbarë vendin, në mbarë kombin.

Në fakt përmendoren më të madhe të Azemit e kemi e në zemrat dhe mendjet tona. Këtu në zemrat dhe mendjet tona Azem Hajdari vazhdon të na ndriçojë rrugën. Këtu në mendjet dhe në zemrat tona Azemi na flet sikur të ishte i gjallë. Sepse këtu është dhe do të mbetet i gjallë përherë.

Në mendjen dhe në zemrën time, në mendjet dhe zemrat e mbarë rinisë shqiptare kujtimi i ndritur i Azem Hajdarit vjen me mesazhin e gjallë e frymëzues se Liria nuk është një dhuratë e përjetshme, se liria u përket atyre që e duan dhe e çmojnë si më të shtrenjtën gjë në jetë, se Liria shërbehet e duhet të shërbehet me përkushtim e sakrifica. Se liria fitohet e mbahet me beteja duke shkuar çdo ditë në luftë për të. Se liria është mision për drejtuesit politikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat