Basha: Azem Hajdari është frymëzim për çdo shqiptar

Shqipëria

Basha: Azem Hajdari është frymëzim për çdo shqiptar

Nga: A.M. Më: 27 tetor 2017 Në ora: 18:22
Lulzim Basha

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marr pjesë në përurimin e të shtatores së Azem Hajdarit.

Basha përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Azem Hajdari është frymëzim për çdo shqiptar, për çdo të ri, për tu ngritur dhe përballur me të keqën, për të luftuar dhe fituar për një Shqipëri të drejtë, të ndershme e të begatë.

Postimi i  plotë:

Ata qe ngrihen dhe perballen per kombin, lirine dhe dinjitetin e bashkqytetareve te tyre, mbeten te pavdekshem ne altarin e lirise dhe frymezim per brezat. I tille eshte Azem Hajdari. Sot ne keto dite te erreta ku krimi eshte bere njesh me qeverine, Azem Hajdari eshte frymezim per cdo shqiptar, per cdo te ri, per tu ngritur dhe perballur me te keqen, per te luftuar dhe fituar per nje Shqiperi te drejte, te ndershme e te begate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat