Edi Rama e thotë troç: Tahiri nuk është skuth…

Shqipëria

Edi Rama e thotë troç: Tahiri nuk është skuth…

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 23:19
Edi Rama

Drejtuesi i emisionit Arian Çani ka improvizuar një intervistë me kryeministrin Edi Rama, sonte, në rolin e prokurorit, ndërsa merr në pyetje kreun e qeverisë për të dëshmuar për akuzat ndaj Saimir Tahirit.

Në “Zonë e Lirë”, sonte, Rama ka rrëfyer njohjen me Sajmir Tahirin në vitin 2003 dhe bombën që iu vu të atit të ministrit në farmacinë pronë e tij.

I pyetur në lidhje me akuzat se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kishte përgjuar zyrtar të lartë të shtetit, opozitën dhe gazetarë të njohur në vend, Rama tha se ai nuk është skuth, por ata që e kanë akuzuar për një akt të tillë mund të jenë.

Rama: E  ngushëllova për tritolin në farmacinë e të atit. Janë nxjerrë 6 urdhër-arreste. Falë gjykatës nuk u provua akti terrorist. A ka përgjuar Tahiri në rastin e IMSI-Catcher? Tahiri nuk është skuth. Kush e akuzon atë për përgjime të paligjshme duhet të jetë skuth për vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat