PPE, mesazh Ramës: Ndal presionet ndaj Prokurorisë, mos mbro Tahirin

Shqipëria

PPE, mesazh Ramës: Ndal presionet ndaj Prokurorisë, mos mbro Tahirin

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 06:10
Edi Rama

Grupi i Partive Popullore Europiane, ka adresuar një akuzë të fortë për Edi Ramën në lidhje me çështjen “Tahiri”.

Në një mesazh të këtij grupimi, thuhet se Kryeministri shqiptar po mbron politikisht Saimir Tahirin, dhe po ushtron presion mbi Prokurorinë.

“Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri”, thuhet në mesazh.

Po ashtu, i bëhet thirrje Ramës dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Grupi i Partive Popullore Europiane, nënvizon se dekriminalizimi i zyrtarëve publikë është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kulturës politike në vend.

Gjithashtu, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat