Basha: Sot dita e të rënëve në polici, por ata janë tradhtuar nga qeveria

Shqipëria

Basha: Sot dita e të rënëve në polici, por ata janë tradhtuar nga qeveria

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 20:20
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha kujton sot ditën e të rënëve në policinë e shtetit.

Basha shprehet se mënyra më e mirë për t’i kujtuar ata është lufta pa kompromis ndaj krimit.

Por sot ata janë tradhtuar nga qeveria dhe pushteti aktual.

Sot eshte dita e te reneve te policise ne krye te detyres, nje dite qe na kujton per ata burra ne uniforme me kurajo e integritet qe dhane jeten ne lufte kunder krimit.

Askush nuk ka bere me shume se ata per rendin e drejtesine ne kete vend.

Menyra me e mire per ti kujtuar e per te vleresuar vepren e tyre eshte beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e droges. Vetem keshtu shpirti i tyre do prehej ne paqe.

Per fat te keq, ata sot jane te tradhetuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi qe ata luftuan, ndan pushtetin me qeverine.

Krimi qe ata luftuan sot eshte ne formen e kupoles mafioze ku jane bashke qeveria e bandat. Ku shefat e komisariateve, besnike te qeverise, ndihmojne trafikantet, e dhunojne te pamundurit. Deshmoret e policise dhane jeten per tjeter gje, per sigurine e qytetareve dhe per te ndalur krimin.

Ne nuk mund ta leme sakrificen e tyre te shkoje dem.

Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo behet e mundur vetem me nje qeveri qe nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta por i lufton, i ndeshkon dhe i con ata dhe pushtetaret e korruptuar qe sot jane mburoja e krimit para drejtesise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat