Policia gjen 6 kilogramë tritol në lagjen e Sarandës

Shqipëria

Policia gjen 6 kilogramë tritol në lagjen e Sarandës

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë dhe sekuestrojë 15 kallëpë tritoli me një peshë prej 6 kilogramësh pranë një lagjeje të qytetit, e njohur si “Baba Rexhepi”.

Pavarësisht se sasia e madhe e eksplozivit u gjet ende nuk ka asnjë person të dyshuar si poseduesin e tritolit.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia sekuestron 15 kallëpe tritol, me peshë 400  gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.

Tritoli  u gjet i fshehur në një thes  mes disa shk?mbinjve dhe shkurreve në kodrën mbi  lagjen ''Baba Rexhepi'' Sarandë.

Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga Policia.

Kontrolli pas informacioneve të marra nga Policia në bashkëpunim me Agjencitë e tjera Ligjzbatuese,  për një sasi lëndë shpërthyese të fshehur në kodrën mbi lagjen ''Baba Rexhepi''.

Policia  në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencitë e tjera Ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat