Nis vetting-u/ Shorti përcakton gjyqtarët që hetohen të parët

Shqipëria

Nis vetting-u/ Shorti përcakton gjyqtarët që hetohen të parët

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 17:04
ilustrim

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot ankimin e Uninonit të Gjyqtarëve, i cili kërkoi përmes një ankimimi, rrezimin e 25 neneve të 3 ligjeve të Reformës në Drejtësi.

Ligjet ankimuara kishin lidhje me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe lidheshin edhe me pasuritë e tyre. Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, i hapet rrugë nisjes konkrete të procesit të vettingu-t.

Më 23 nëntor  përfundon afati për aplikimin dhe zgjedhjen e e këshilltarëve juridik dhe ekonomik të Komisioneve të Vetingut, procedurë që i hap rrugë nisjes konkrete të vettingut nga nivelet më të larta deri tek ato më të ulëtat nëpër prokuroritë dhe gjykatat e rretheve.

Më 23 nëntor plotësohet e gjiyhë struktura e Vettingut dhe me këtë moment nis edhe procesi i hetimit për dosjen e parë që do të jetë verifikimi i figurës së anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Hetimi vazhdon më pas me prokurorin e Përgjithshëm për të kaluar tek kandidatët që aplokojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit KLGJ dhe Këshillit të Lartë të prokurorisë, KLP.

Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i vettingut, nis procesin e hedhjes së shortit për përcaktimin e gjykatava dhe prokurorive të para nëpër rrethe, tek të cilat do të nisë procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me përcaktimin e gjykatave dhe prokurorive nëpër rrethe, do të jetë një short i dytë që hidhet brenda së cilës prokurori e gjykatë, ku përcaktohen prokurorët dhe gjyqtarët me të cilët nis hetimi.

Pra është shorti i parë që përcaktohet prokuroria ose Gjkykata e rrethit dhe shorti i dytë brenda secilës prokurori e gjykatë rrethi. Është një proces që do të shtrihet në pesë vite kohë.

Me përfundimin e zgjedhjes së kandidatëve për në KLGJ dhe KLP nis paralelisht edhe puna në dy strukturat e tjera që kanë të bëjë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit që është prokuroria speciale SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat