Rama: 300 drejtorë shkollash do të zëvendësohen

Shqipëria

Rama: 300 drejtorë shkollash do të zëvendësohen

Më: 30 tetor 2017 Në ora: 18:56
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se rreth 300 drejtorë shkollash do të zëvendësohen për shkak të nivelit të tyre nën mesataren.

Gjatë një takimi tek “Shkolla e Kuqe” me mësuesit e Tiranës, kreu i qeverisë tha se arsimtarët do të duhet të trajnohen në vijimësi.

Rama: Mësuesit në Shqipëri në kushte dramatike kanë bërë maksimumin, por nëse nuk ndihmohen, nuk përfshihen në sistem të qëndrueshëm e kanë të pamundur që vetëm me përpjekjet e tyre të ndjekin ritmin e kohës.

Nga të gjithë të dhënat, kemi një fushë të tërë për të përshkuar për të përmbushur boshllëqet e së shkuarës në trajnimin e mësuesve. Ne krijuam portalin ‘Mësues për Shqipërinë”, një instrument që ka dhënë rezultate. 

Po përgatitemi për reformimin e DAR, nuk do të kemi më këtë numër, do jenë vetëm 4, në rajone. Sipas një harte që e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo sipas ndarjes administrative, por zhvillimit.  Roli i drejtorive do të ndryshojë, DAR nuk do të jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, do të jenë garant të cilësisë për të gjithë aktorët në fushën e edukimit.

Nga zyra në pozita pritëse tani do të merren me programin. Portali do e bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore, do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe çdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike.

Përfundimisht çdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot për sa kohë bën detyrën, zëvendësimet sipas meritës. 

Drejtuesit janë aty, aksident politik, si një monument i së shkuarës. Nga një sistem i thjeshtë 300 drejtorë kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar, mes tyre. Nëse drejtuesit e shkollave futen në një proces normal trajnimi, sigurisht që mund ti rrisim shpejt aftësitë e tyre.

Edhe procesin e zgjedhjes së tyre do ta largojmë përfundimisht nga duart e partive. Ne shpëtuam në 90% sistemin nga interferencat politike për mësuesit, se u bë e vështirë për shkak të portalit për të bërë ndërhyrje dhe qoka, por u hapën qokat për drejtorë. U bë më e lehtë të bësh drejtor se mësues. Dhe kemi dëgjuar që ‘Meqë mësues nuk më bën dot më bëj drejtor’.

Nëse për mësuesit janë bërë disa përpjekje për trajnim, për drejtorët do të themelojmë shkollën e drejtorëve, si ajo e administratës, do të trajnohen dhe testohen. Zëvendësimi i 300 drejtorëve do të bëhen nga mësuesit që kanë dalë më mirë në test. Përzgjedhja do të bëhet në nivelin më të lartë të mësuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat