‘Mbajti me dhunë ukrainasen në hotel’, i riu që liroi prokuroria, djali i një biznesmeni

Shqipëria

‘Mbajti me dhunë ukrainasen në hotel’, i riu që liroi prokuroria, djali i një biznesmeni

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 13:37
Ilustrim

I riu 24-vjeçar që u arrestua nga policia nën akuzën e pengmarrjes dhe dhunës ndaj vajzes nga Ukraina dhe u la dje i lire nga prokuroria e Durrësit eshte djali i nje biznesmeni te njohur ne kete qytet.

Prokuroria ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Almarjo Xhebexhias. Sipas prokurorisë nuk ekziston dhe rëndon vepra e pengmarrjes mbi 24-vjeçarin.

I riu akuzohet se mbajti pa dëshirën e saj në hotel dhe dhunoi një shtetase ukrainase. 24 vjeçari sipas policisë i ka shkaktuar dëmtime të rënda vajzës ukrainase.

I riu nuk është dërguar nga Prokuroria ne Gjykatë por ka marrë lirimin e menjëhershëm.

Nderkohe sot, 21-vjeçarja Valentina Kolavina eshte nisur drejt vendit te saj, permes aeroportit te Rinasit.

Ajo u paraqit në spital më 30 tetor me hematoma në fytyrë dhe pas kësaj mjekët panë hematomat në fytyrë dhe njoftuan policinë, e cila mori dëshminë e ukrainases dhe arrestoi të riun nga Durrësi, djali i një biznesmeni të njohur në Durrës.

Ajo që dimë:

Policia e Durresit arrestoi nje 24-vjecar, i cili akuzohet se ka mbajtur peng ne nje hotel ne Durres nje vajze nga Ukraina. Ai eshte Almarjo Xhebexhia, banues në Shkallnur, Durrës.

“Xhebexhia, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të  Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe,  banuese në Ukrahinë”, thuhet nga Policia.

“Panorama” zbardh te plote edhe deshmine e vajzes ukrainase ne Polici:

Jemi njohur ne vere ne Malin e Zi. Ishte muaji korrik. Ai ishte per pushime dhe une gjithashtu kisha ardhur me pushime. Pasi u njohem mbajtem kontakte, nderruam numrin e telefonit dhe u beme miq ne FB per te mbajtur kontakt. Me pelqeu si djale dhe pasi komunikonim thuajse perdite, me pas krijuam nje lidhje dashurore. Me kerkoi te vija ne Shqiperi dhe kam ardhur disa here nga korriku deri tani. Dje erdha serish me kerkese te tij, por me dhunoi, me rrahu, me godiste pa pushim dhe me kercenonte se do te me vriste.

“Ketu s’te gjen njeri, do te vras po mbylle gojen” me kerkonte te qendroja ketu. Nuk e di arsyen pse kerkonte te qendroja nderkohe qe nuk me prezantonte me familjen. Nuk e di cfare qellimi kishte, ndoshta donte punoja ketu a mos ndoshta donte te me prostituonte. Ngrita keto dyshime ne mendjen time pasi po sillej shume ashper dhe me dhunonte. Me mbajti pa deshire ne nje hotel ketu ne Durres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat