Shtyhet seanca për Mark Frrokun, avokatët kërkojnë kohë

Shqipëria

Shtyhet seanca për Mark Frrokun, avokatët kërkojnë kohë

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 14:37
Mark Frroku

Në Gjykatën e Apelit është shtyrë seanca gjyqësore për Mark Frrokun.

Avokatët e Frrokut kanë kërkuar kohë për tu njohur me shtesën e apelimit të Prokurorisë.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë  është ankimuar në Gjykatën e Apelit ku Frroku pretendon pafajësi.

Mark Frroku është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 7 vjet e 6 muaj heqje lirie dhe 4 vjet mos ushtrim të funksioneve publike.

Seanca e radhës për Mark Frrokun është caktuar në 15 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat