Përgjimet e Habilajve: Është burrë i fjalës, por ngacmon femra në lagje…

Shqipëria

Përgjimet e Habilajve: Është burrë i fjalës, por ngacmon femra në lagje…

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 19:55
Klani Habilaj

“BW” ka sjellë të tjera përgjime nga dosja “Habilaj” ku është i implikuar një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë në trafikun e drogës të Moisi Habilajt.

Antonio Riela u arrestua bashkë me Moisiun gjatë operacionit “Rosa Dei Venti”. Ai ishte një nga blerësit e ngarkesave të drogës që grupi i drejtuar prej Moisi Habilajt trafikonte nga Shqipëria për në Itali.

Në një prej përgjimeve ambientale, duke u bazuar në fjalët që i kishte thënë një tjetër bashkëpunëtor italian (Angelo Busacca), Moisiu thotë për Antonio Rielën se ai është burrë i fjalës, por ka një problem: ngacmon femra në lagje.

Në bisedën me ‘dajën’, Moisi Habilaj e quan Rielën “ai me syze”.

Ishte data 16 dhjetor 2013, ora shënonte rreth 10: 45 dhe Moisi Habilaj ndodhej në bordin e “Fiat Bravos” me tragë “DG826NA” bashkë me Sabaudin Ccelajn.

Moisi: Nuk është një djalë i mirë ai, më tha

Sabi (Sabaudin Cenaj): Për kë?

Moisi: Për Antonion e Enzon

Sabi: Kush e tha..për kë e tha?

Mosi: për atë me syze

Sabi: Po jo

Moisi: Jo, kështu është korrekt,  ka shumë para, ka shumë raporte pune..po nuk e duan në lagje më tha… ngacmon femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat