Pasi bojkotoi komisionet për 'Tahirin', pritet qendrimi i PD sot në Kuvend

Shqipëria

Pasi bojkotoi komisionet për 'Tahirin', pritet qendrimi i PD sot në Kuvend

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 08:40
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare. Pritet se ç'qendrim do të mbajë opozita, pasi ditët e fundit, si PD, edhe LSI në disa raste, i bojkotuan komisionet parlamentare për shkak të imunitetit që mazhoranca i la Saimir Tahirit.

Rendi i ditës

 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 25.10.2017 (neni 44, Rregullore)

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kërkuar nga deputeti Erjon Braçe (neni 96, Rregullore)

4. Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2016” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

5. Projektligji “Për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat