Pas interpelancës me tone të ashpra mes Erjon Braçes dhe Ministrit Niko Peleshi, debati në parlament është zhvendosur tek shëndetësia dhe ekonomia e Shqipërisë.
Gjatë fjalë së tij në foltore, deputeti i PD-së Edmond Spaho ka folur për projektligjin e buxhetit faktit, duke përmendur edhe sektorin e shëndetësisë, nga ku ka thënë se babëzia qeveria realizoi me 100% koncensionet antiligjore.
Por kjo fjali ka acaruar kryeministrin Edi Rama, i cili ka mbajtur një fjalë të gjatë nga ku ka deklaruar se opozita është plotësisht e papërgjegjshme e kësisoj, flet në mënyrë të papërgjegjshme. Sipas kryeministrit, për shkak se opozita është e papërgjegjshme e la sektorin e shëndetësisë me veglat mjekësore të kohës kur shqiptarët nën komunizëm, bashkëpunonin me kinezët.
“Aryseja se pse mora fjalën a të bëjë me një shprehje që dëgjova nga profesori, nga FMN, tek trafikantët... një shpehje që tregon dallimin e madh mes nesh e jush. :”Babëzia qeveriater ka realizuar 100% programin për koncensionet në shëndetësi”
Nuk është babëzi, por ndjenja e përgjegjësisë. Qytetarët deri dje për një kontroll bazë duhet të paguanin nga xhepi. Po të kishit minimumin e përgjegjësisë, jo vetëm që nuk duhet ta përbaltnit këtë shërbim falas, por duhet të merrnit pjesë në thirrjet për domosdoshmërinë e këtij shërbimi.
Ngaqë nuk keni përgjegjësdi për ato që thoni, ju skeni as përgjegjësi në ato që mendoni... i thoni gjërat në mënyrë mekanike si një robot.
Pse i latë ju të sëmurët që shkojnë nëpër operacione, që në një masë dramatike të kenë infeksione post operatore, për shkak të veglave të ndryshkura të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze?
Sepse ju nuk keni përgjegjësi. Qeverisët pa përgjegjësi dhe bëni opozitë pa përgjegjësi. Ne jemi të interesuar që të bëjmë debat, ndërsa debatin e kazanit për të bërë sherr cdo ditë jua kemi lënë juve. Vazhdoni të flisni se ne nuk merremi me ju."-tha Rama.
Në kundërpërgjigje, Edmond Spaho i ka kujtuar sërish kryeministrit rastin e Saimir Tahirit, duke ironizuar se nëse ai do të ishte i përgjegjshëm, do duhej ta kishte dorëzuar ish ministrin e tij përpara drejtësisë, dhe jo ta mbronte.
“Kishe rastin em Tahirin të tregojë sesa i përgjegjshëm ishe... për fat prokuroria e Katanias e ka provuar katërcipërisht lidhjen e krimit me qeverinë. Nuk po të përmend që check up-i yt ka nxjerrë me barrë edhe burrat, por po të lexoj një mesazh që drejtoresha e spitalit në Elbasan u ka cuar punonjësve.
“Me urdhër nga lart, nëse nuk realizohet check up-i, do të ketë ndëshkime, deri në heqje nga puna.”-tha Edmond Spaho.