HEC në Valbonë, gjykata rrëzon padinë e banorëve të zonës

Shqipëria

HEC në Valbonë, gjykata rrëzon padinë e banorëve të zonës

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 12:30
Valbonë

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e banorëve për të anuluar ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Dy ditë më parë, teksa gjykata shtyu vendimin për ndërtimin e HEC-eve.

Shoqata për mbrojtjen e mjedisit ankimoi në gjykatë ndërtimin e rreth 10 HEC-eve përgjatë lumit të Valbonës në komunën Margegaj, e cilësuar si një ndër pjesët më përrallore në Shqipëri dhe Evropë.

Pas mbajtjes së disa protestave dhe peticioneve në të cilat u përfshinë edhe figura të njohura të shoqërisë nga mbarë vendi, shoqata “Toka” dhe banorët e komunës Margegaj, iu drejtuan gjykatës.

Ata kërkojnë pezullimin e punimeve, pasi sipas tyre me ndërtimin e HEC-ve shkatërrohet një nga pasuritë e çmuara natyrore e cila çdo ditë e më shumë mbledh turistë nga e gjithë bota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat