Majlinda Bregu rishfaqet dhe paralajmëron shqiptarët për një kërcënim të afërt

Shqipëria

Majlinda Bregu rishfaqet dhe paralajmëron shqiptarët për një kërcënim të afërt

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 15:24
Majlinda Bregu

Prej disa kohësh Majlinda Bregu është tërhequr në hijen që të fal të mos qenit në politikën shqiptare, por hera herës, edhe ish ministrja e Integrimit ka mesazhet e veta, sidomos kur ato kanë të bëjnë me raportin mes Shqipërisë dhe Europës.

Këtë të premte, Bregu ka shkruar në rrjetin social për një kërcënim që i vjen aspiratës së Shqipërisë dhe shqiptarëve për t’u integruar në BE, të cilën ish deputetja rezervohet që ta shohë thjesht si një punë që i takon “detyrave specifike” që Evropa lë në tryezën e vendit tonë.

Nuk është data e anëtarësimit ajo për të cilën duhet të vrasim mendjen, shkruan ish deputetja e PD-së, por më shumë fakti i anëtarësimit të sistemit demokratik në Shqipëri. Ky është kërcënimi që sipas Bregut nuk mund të topitet përmes lajmeve të një politike që sjellin dilema fallxhorësh, nëse Shqipëria do të integrohet në vitin e miut (kalendari kinez) apo në atë të... Luanit.

Se kush është miu apo Luani, Bregu nuk e thotë, por ajo është e sigurt se dyert e BE-së do të hapen lirisht kur t’i vijë fundi teatrit kryesor në Shqipëri.

Në përmbyllje, Majlinda Bregu i drejtohet fjalëve të një personi që më së shumti ka shkruar prapa hekurave të një qelie, diku në Itali...

Statusi i Majlinda Bregut

Më shumë se për datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Evrope, më mirë është ta vrasim mendjen për datën e anëtarësimit tonë në sistemin e vërtetë demokratik. 

Meqë këtë vend se bëmë kurrë demokratik sa duhet, pak kush beson se e ardhmja do të jetë më e mirë se e shkuara. Kjo na kërcënon më shumë se kalendari e data anëtarësimit.

Sa për Evropën siç është sot, nuk kërcënohet nga zhdukja prej hirit, si Pompei, më shumë se kërcënohet nga mungesa e frymëzimit, në ngërç prej frikërave e krizave të veta. 

Ndaj mos u hallakasni me lajme fallxhoresh politike, nëse do të jete viti i luanit apo miut ai qe do të na çelë derën e Europes. 

Do të jete, kur t’ i vije fundi fazës se vetëkënaqësisë në teatrin tonë politik, ku, si dielli i verës, të bien në koke sa profesionistet e mashtrimit, aq dhe profesionistet e pushtetit.

Ndjese për ke se kupton këtë stilin që siç thoshte Antonio Gramsci, marksist nga Italia, vjen prej pesimizmit të intelektit dhe optimizmit të dëshirës :)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat