Ja kush është njeriu që do të bëjë vetingun në Polici

Shqipëria

Ja kush është njeriu që do të bëjë vetingun në Polici

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 10:34
Julian Hodaj

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda ka zbuluar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se zv/ministri Julian Hodaj do të drejtojë grupin e punës për Vettingun në Policinë e Shtetit.

“Vettingu është një nga prioritetet kryesore, skanim i të gjithë policisë. Është ngritur grupi i punës, e udhëheq njëri nga zv/ ministrat, Julian Hodaj do të drejtojë procesin e Vettingut. Deri në fund të vitit do të mbarojmë bazën ligjore dhe kriteret për të filluar më pas skanimin” deklaroi ajo.

Rovena Voda deklaroi se do të largohen të gjithë punonjësit e policisë së shtetit që janë të inkriminuar dhe të korruptuar. Ministri Xhafaj pak javë më parë paralajmëroi se në Shqipëri do të vijë edhe një grup nga FBI që do të asistojnë për procesin e Vettingut, ndërsa do të përdoret edhe testi poligrafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat