Taulant Balla: Basha sillet si polic se nuk bën dot detyrën e kryetarit. Pse nuk flet për Agron Kapllanaj?

Shqipëria

Taulant Balla: Basha sillet si polic se nuk bën dot detyrën e kryetarit. Pse nuk flet për Agron Kapllanaj?

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 14:58
Taulant Balla

Megjithëse kryeministri Edi Rama ende nuk ka reaguar në lidhje me kapjen e biznesmenit në Elbasan, në makinën e të cilit u gjetën mbi 800 mijë euro dhe dy patenta të Saimir Tahirit, një tjetër reagim ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.

Ai thotë se Basha sillet si polic, prokuror e gazetar sepse nuk bën dot detyrën e kryetarit të PD-së. Më pas Balla e pyet Bashën pse nuk flet për akuzat nga kreut të bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj, i dënuar për vjedhje.

“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë. Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ”, deklaron Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat