Edi Rama ishte takuar me princin miliarder që u arrestua në Arabinë Saudite

Shqipëria

Edi Rama ishte takuar me princin miliarder që u arrestua në Arabinë Saudite

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 15:06
Edi Rama ishte takuar me princin miliarder që u arrestua në Arabinë Saudite

Një ‘furtunë’ arrestimesh në nivel të zyrtarëve më të lartë të vendit ka përfshirë mbrëmjen e kaluar Arabinë Saudite. Mes 11 princave të arrestuar është edhe miliarderi Alwaleed bin Talal, i cili vetëm pak muaj më parë vizitoi Shqipërinë. Investitori i shquar erdhi në Shqipëri në muajin gusht të këtij viti, ku u takua me kryeministri Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.I cilësuar si njeriu i 45-të më i pasur në botë, Princi miliarder zbaroi në Durrës me jahtin e tij super luksoz më 25 gusht.Diskutimet mes tij dhe zyrtarëve shqiptarë u përqendruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastrukturës.

NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurt se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet Mbretërisë dhe qendrave të mëdha financiare në botë.Ai kontrollon firmën e investimeve Kingdom Holding dhe është një nga burrat më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura.

Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe.Përveç tij, u arrestuan edhe 10 princër të tjerë, si dhe katër ministra e dhjetëra ish-ministra nga organi i ri saudit anti-korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat