Amerika furnizon me mjete të blinduara Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Shqipëria

Amerika furnizon me mjete të blinduara Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:45
Këto automjete do të jenë në shërbim të Forcave Tokësore të FA-ve.

12 automjete të blinduara u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga qeveria amerikane.

Këto automjete do të jenë në shërbim të Forcave Tokësore të FA-ve.

Për dorëzimin e mjeteve të blinduara ditën e sotme në orën 12:30 do të zhvillohet në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr një ceremoni.

Në ceremoni do të marrin pjesë Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat