Reforma e ujit - Rama: Ujësjellësat janë kthyer në ndërmarrje punësimi

Shqipëria

Reforma e ujit - Rama: Ujësjellësat janë kthyer në ndërmarrje punësimi

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 12:26

Kryeministri Edi Rama tha kompanitë e ujësjellësit janë kthyer në ndërmarrje punësimi, ndërsa sistemi ujësjellës është i falimentuar.

Në një takim për reformën e ujit, kreu i qeverisë tha se ata që kanë lidhje të paligjshme do të kene 90 ditë kohë për tu vetërregulluar.

Rama: Po bëhen 30 vjet që uji konsiderohet si një mall pa zot. Një mall pa zot sepse në të gjithë terrotiron mbi ujin nuk ka pasur shtet dhe duhet të jemi të gjithë të turpëruar që ndërmarrjet e ujësjellësave janë kthyer nga kompani në ndërmarrje punësimi për njerëz që nuk kanë lidhje me sektorin, por janë pjesë e një procesi gërryes për vetë kompanitë dhe  burimet ujore.

Rama tha gjithashtu se në Shqipëri shpenzohet shumë energjië për të çuar ujë në çezmat e shqiptarëve. 

Rama: Në Shqipëri ne përdorim 10 herë më shumë energji elektrike sesa në Gjermani për të sjellë ujë. Në koston e ujit që kosnumojmë 40% e zë vlera e energjisë elektrike për pompat e vendosura në cdo pallat apo ujësjellës. 12% e energjisë së faturuar shkon për të nxjerrë ujë të pijshëm, afro 30 mln euro në vit. Gjatë 4 viteve të fundit është shepnzuar 400 mln euro për të ndërtuar ujësllës së rinj.

Sistemi ujësjellës i falimentuar

Në çdo  bashki të vendit situata është ekonomisht e paqëndrushme. Në çdo katër 4 litër  uji  që prodhobn kjo makineri e degraduar me kosto kaq të lartë vetëm 1 litër fatrohet dhe kjo bën që shteti të subvencionojë ujësjellësat që të mos falimentojnë.  Është një situatë që nuk ka si bëhet më keq. Vetm një rreformë rrënjësore me një vendosmëri të hekurt e ngjasjme me reformën dhe vendosërmin që patëm në sistemin energjisë elektrike mund të na japë zgjidhjen të dalim nga ky sistem i falimentar që mbahet në agoni dhe duke shpenzuar para pa fund dhe pamarrë mbrapsht përmirësime në jetën e përditshme të qytetarëve.

90 ditë kohë për ata që furnizohen me ujë në mënyrë të paligjshme

Të gjithë ata që furnizohen me ujë në rrugë të paligjshme kanë 90 ditë kohë që të rregullojnë situatën e tyre. Nuk do të fillojmë me penalizime. Vjedhja e ujit dënohet nga kodi penal, por duke pasur parasysh gjithë këtë trashëgimi ne e shikojmë të udhës që ti japim kohë konsumatorëve të ujit që të vetërregullohen. Në bashkëpunim me bashkinë me mbështetjen e policisë ne do të fillojmë menjëherë prerjen e lidhjeve të paligjshme, por kjo nuk do të shoqërohet me penalizime. 90 ditë kushdo që merr dhe do të marrë ujë nga sistemi i ujësjellësit duhet të vetë rregullohet në mënyrë që mos penalizohet pas 90 ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat