BE 'shkund' Ramën: Në vend të merret me drogën, përkeqëson marrëdhëniet me Maqedoninë

Shqipëria

BE 'shkund' Ramën: Në vend të merret me drogën, përkeqëson marrëdhëniet me Maqedoninë

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 14:01
Federica Mogherini

Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, në një anazlizë për 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë, ka kaluar në lupë edhe vendin tonë.

Me një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të këtij Këshilli, ‘ECFR.eu’ shkruhet dhe thuhet që ‘Shqipëria është vendi ku trafiku i drogës dhe pastrimi i  parave lulëzojnë’, ndërsa nuk ngurrojnë të kritikojnë edhe drejtimin e qeverisë, Edi Ramën. 

"‘Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjet hakmarrjeje dhe korrupsioni. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që të merret me këto dështime qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje’, shkruhet në faqen e Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë ‘ecfr.eu’.  Linku: http://www.ecfr.eu/article/commentary_what_europe_can_do_for_the_western_balkans_7238

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat