Tjetër paralajmërim i frikshëm, “Policia nis protestat për arsye se…”

Shqipëria

Tjetër paralajmërim i frikshëm, “Policia nis protestat për arsye se…”

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 23:40
Policia shqiptare

Një tjetër denoncim është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook”.

Duke iu referuar atij që e konsideron si “familjari dixhital” Berisha denoncon keqtrajtimin e policëve nga qeveria.

Mandej Berisha u bën thirrje policëve të ndershëm, të organizohen me guxim në sindikatat e tyre për të mbrojtur në të gjitha format demokratike të drejtat që po nëpërkëmben nga narko-drejtorët dhe narko-ministrat.

Statusi i plotë i Berishës

Policia drejt protestave!

Familjari dixhital denoncon:

– Keqtrajtimin e policeve te thjeshte nga qeveria e Norieges.

– Mospagesen e tyre per oret dhe ditet e shumta qe bejne jashte orarit te punes dhe ne shkelje te hapur te kodit te punes

– Mbrojtjen dhe bashkepunimi me trafikantet te eproreve te tyre

I bej thirrje policeve te ndershem, te organizohen me guxim ne sindikata te tyre te verteta per te mbrojtur me te gjitha format demokratike te protestave te drejtat e tyre qe neperkemben nga narko-drejtoret dhe narko-ministrat e tyre! sb

“Pershendetje Dr.Berisha!

Deshiroj te shpreh shqetesimin e nje familjarit tim i cili punon ne Policine e Shtetit.

Konkretisht ne Drejtorin e Policise Elbasan.

Prej 1 muaj tashme, punonjesit e policise punojne me orare te tejzgjatura, sherbim 12 oraresh edhe me shume…

Sherbim ky i cili bie ne kundershtim me Kodin e Punes per arsye se punonjesit e policise nuk paguhen per oraret shtese… Kjo eshte Gadishmeri sa per te bere zhurme, a thua se patrulla e policise ne sherbim te stermunduar do kapi kriminelet e droges qe jane pjese e tyre..punonjes policie qe ne dore kane vetem nje gjobe fukarai,sepse shkelesit e vertete nuk guxohet ti prekesh ne ate qytet sepse mbrohen pa limit nga eproret e policise.

Vec kesaj prej vitesh punonjesit thirren dhe gjate kohes qe jane pushim per te sherbyer ne stadiume per mbarevajtjen e ndeshjeve futbollistike dhe per kete sherbim shtese serisht nuk paguhen. Per çdo kalese te kryeministrit apo personave te tjere zyrtare, thirren edhe pasi kane punuar gjithe nates per te siguruar “rruge te lira” per kalesa. Citoj edhe njeher se ne ate drejtori,ndryshe ndoshta nga shume drejtori te tjera,asnjehere nuk paguhen oraret shtese te punonjesve te policise por edhe ne 5 dite pune qe duhet te punojne ne jave,punojne 6 dite perhere. Zeri i tyre eshte i pamundur tja dale per te fituar te drejtat. Lutemi qe ju ta ngreni zerin per ta! Respekte!

Lutem anonim!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat