Moti i keq në Durrës dhe në Vlorë, pezullohet lundrimi

Shqipëria

Moti i keq në Durrës dhe në Vlorë, pezullohet lundrimi

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 09:49
Ilustrim

Reshjet e dendura të shiut, erërat e forta kanë bërë që ditën e sotme të ketë probleme në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës.

Për shkak të motit, mësohet se është pezulluar përkohësisht lundrimi në këto dy porte, ndërsa trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur nga porti italian për shkak të dallgëve të forta.

Sipas kapitanerisë dallgët në det të hapur ato arrijnë deri në 7 ballë, ndërkohë për nisjen e punës në port do të ketë një njoftim të dytë nga autoritetit portual Vlorë. Edhe në Durrës është pezulluar puna në Port për anijet e tonazhit të ulët 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat