Lu i plasi në fytyrë Ramës emrat e krimit, kryeministri flet për kazane politike dhe mediatike

Shqipëria

Lu i plasi në fytyrë Ramës emrat e krimit, kryeministri flet për kazane politike dhe mediatike

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 12:01
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme për prezantimin e operacionit të Policisë dhe krijimin e Taks Forcës, e cila do të mbështetet nga agjentë të huaj kundër krimit dhe korrupsionit në vendin tonë.

Për Ramën, e gjithë kjo çfarë po ndodh në vendin tonë, është një lojë e kazanit të politikës dhe media, të cilët kanë si qëllim pengimin e drejtësisë.

“Prezantohet Operacioni Policor Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar, e cila do të asistohet në terrenin e kësaj faze të re të luftës me krimin, nga agjentë të FBI dhe të disa agjencive prestigjoze kundër krimit në Gjermani, Itali dhe Britaninë e Madhe - LUFTA ME KRIMIN NUK ËSHTË LOJË POLITIKE dhe mes qeverisë që lufton krimin e atyre që luajnë politikisht e mediatikisht me krimin për baltosjen e qeverisë, dallimi është i qartë: Nga LUFTA fiton Shqipëria dhe njerëzit e zakonshëm të saj. Ndërsa nga LOJA ziejnë kazanet e politikës e të medias që helmojnë papushim opinionin për hesape mizerabël, politike e financiare, por EDHE PËR TË PENGUAR DREJTËSINË E RE që po vjen”, -tha Rama.

Por, duket se kryeministri harron se gjatë kësaj konference, ambasadori amerikan përmendi me emra disa politikanë, të cilët janë të përfshirë në trafik droge dhe prostitucion.

Në deklaratën e tij, Lu solli në vëmendje, Arben Ndokën, Elvis Rroshin, të cilët kanë qenë produkt i PS-së.

Edhe pse ishte media dhe opozita, që denoncoi me fakte se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale, Rama disa herë doli në mbrojtje të tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat