Dako: Nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë

Shqipëria

Dako: Nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 14:58
Vangjush Dako

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka komentuar për herë të parë lajmin se atij i është refuzuar viza nga ambasada amerikane në Tiranë.

Ai e quan këtë një ‘marrëzi të radhës’.

Dako tha se nuk ka asnjë problem për të shkuar në SHBA.

‘E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë.

Gjërat dhe mënyrat që rrodhën krijuan ketë situatë, që nuk ka lidhje me pozicionin tim politik apo si kryebashkiak.

Thjesht e gjitha kjo ka procedura teknike. Së shpejti do të ndihen keq ata që shpifin gjëra të tilla”, ka thënë Dako për gazetën lokale ‘Bulevard’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat