Deputeti i LSI: Kur do të shkarkohet Haki Çako? Ja përgjigjja e Fatmir Xhafës

Shqipëria

Deputeti i LSI: Kur do të shkarkohet Haki Çako? Ja përgjigjja e Fatmir Xhafës

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 12:13
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj iu përgjigj sot në Komisionin e Sigurisë pyetjes se kur do të shkarkohet Drejtori i Policisë Haki Çako.

Duke iu përgjigjur deputetit të LSI Endrit Brahimllari, Xhafaj tha se nuk mund të shkarkojë drejtorin e policisë vetëm pasi ka shqetësime një forcë politike.

Debatet

Braimllari: Kur do e shkarkoni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë? Ai mban përgjegjësi për situatën në vend.

Xhafaj: Policia e Elbasanit ka bërë detyrën konform ligjit.

Brahimllari: Janë shkarkuar vartës të Drejtorit të Përgjithshëm, ndërsa ai nuk mban asnjë përgjegjësi?

Fatmir Xhafaj: Nuk mund të shkarkoj drejtorin e policisë, pasi ka shqetësime një forcë politike

Endrit Braimllari: Por nëse ka shkelje në funksion të detyrës

Fatmir Xhafaj: Unë nuk e kam këtë shqetësim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat