“Ulëritëse”, s’do e besoni sa kushtojnë benevrekët që Edi Rama veshi dje në Fier

Shqipëria

“Ulëritëse”, s’do e besoni sa kushtojnë benevrekët që Edi Rama veshi dje në Fier

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 19:31
Edi Rama

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u shfaq në Fier, teksa inspektoi punimet për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm.

Por ajo që ra në sy ishte veshja e veçantë e Edi Ramës, një pale çitjane treçerekshe dhe këpucë me majë.

Veshja e tij bëri xhiron në rrjetet sociale, ndërsa vetë Rama i pyetur nga komentuesit në facebook u shpreh se ishin të markës japoneze “Yamamoto”.

Në një kërkim të shkurtër në faqen zyrtare të firmës japoneze shikon se e vërteta është tronditëse për shqiptarët.

Brekushet e Ramës kushtojnë 962 paund, ndërsa e përkthyer në lekë shkon mbi 1 milion e gjysmë.

Shifër kjo mjaft e lartë për standardin e jetesës së shqiptarëve, por edhe luks për kryeministrin e një vendi të varfër si Shqipëria.

Rama që nga koha kur ka qenë ministër kulture ka qenë tip kontrovers me veshjen e vet.

Dikur vishte pantallona dhe çorape me ngjyra dhe pallto kadife.

Ndërsa pasi u bë kryeministër në 2013 veshja e tij u ndryshuar komplet, këmisha të shtrenjta dhe kravata me simbole të ndryshme.

Ajo që ka rënë në sy është edhe veshja në vizita zyrtare në Evropë dhe më gjerë, kostum me atlete të bardha, stil ky “alla” Rama që është komentuar edhe nga mediat botërore.

Por duket se veshja e djeshme e Ramës në Fier i kaloi pritshmëritë, jo pak për stilin, por edhe për çmimin e “kripur”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat