Kokëdhima: Kryeoborrtari me çitjane po rikthen monarkinë absolute

Shqipëria

Kokëdhima: Kryeoborrtari me çitjane po rikthen monarkinë absolute

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 20:25
Koço Kokëdhima

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje me situatën aktuale politike dhe vendimet që është duke marrë qeveria. Kokëdhima shprehet se Rama, që në fakt është një kryeoborrtar me çitjane është duke kthyer monarkinë absolute, ku s’pyet asnjë institucion dhe se është duke pasuruar vetëm 10 për qind të popullatës e është duke varfëruar 90 për qind të shqiptarëve.

Reagimi i ZGJIDHJA-s pas kritikave të FMN-së për paketën fiskale të qeverisë “Rama”

Kryeoborrtari me çitjane po rikthen monarkinë absolute

FMN paralajmëroi, së fundmi, se Paketa e re Fiskale i jep fuqi të madhe Këshillit të Ministrave për të vepruar lirisht dhe për të reduktuar transparencën e ligjeve për taksat. Qeveria kërkon t’ia heqë parlamentit dhe t’i marrë vetë këto kompetenca për të vendosur kufirin e regjistrimit të bizneseve të vogla që paguajnë TVSH dhe lehtësitë fiskale. Ky është paralajmërimi i radhës që i bëhet kryeoborrtarit, që si model të vetëm qeverisjeje ka të pasurojë miqtë e shokët, përmes koncesioneve, favoreve fiskale dhe vendimeve të posaçme pa transparencë, për të cilat nuk do të pyesë më as Parlamentin. Ky është modeli i qeverisjes pa vizion që po ofron kryeoborrtari me çitjane, duke pasuruar vetëm një grusht njerëzish.  Raporti i INSTAT-it, së fundmi, e tregoi qartë se në Shqipëri po pasurohet vetëm 10% e popullsisë dhe po varfërohen mijëra të tjerë, që sot si alternativë të vetme po shohin vetëm largimin nga vendi.

ZGJIDHJA do të sjellë për herë të parë modelin e bashkëqeverisjes, që synon një rritje gjithëpërfshirëse, e cila do të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë. ZGJIDHJA  do t’u japë zë të gjithëve për të hartuar politikat e zhvillimit dhe për t’u angazhuar në vendimmarrje. ZGJIDHJA do ta orientojë dhe mbështesë ekonominë në sektorët më produktivë të saj, bujqësinë dhe turizmin, që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe me perspektivë.

#ZgjidhjaPërTëGjithë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat