Skandal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, hidhen thasët me pulat e ngordhura

Shqipëria

Skandal në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, hidhen thasët me pulat e ngordhura

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 22:41
Thasë me pulat të ngordhura

Thasë me pulat të ngordhura janë hedhur në rrugën Elbasan-Peqin, ç’ka rrezikon përhapjen e epidemisë.

Vendi është lokalizuar mes fshatrave Vidhas-Mallkas nga punëtorët e mirëmbajtjes së rrugës.

Sipas tyre, çdo ditë një furgon i bardhë, pa targa shkarkon anës rrugës pula të ngordhura të futura në thasë.

Ky skandal vazhdon prej dy javësh dhe ende nuk dihet origjina e shpendëve të ngordhur. 

Në një gjatësi prej 500 metra ndjehet era e rëndë dhe është gjetur dhe një dhelpër e ngordhur që besohet se është helmuar nga pulat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat