Shokët u kapën me heroinë në makinë, si i shpëtoi policisë i riu me patentë false italiane

Shqipëria

Shokët u kapën me heroinë në makinë, si i shpëtoi policisë i riu me patentë false italiane

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 23:39
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim gjatë një operacioni blic të forcave të Antidrogës në Tiranë.

Policia ka sekuestruar kokainë, heroinë, fara kanabisi dhe një sasi të konsiderueshme parash, në valutë, franga zvicerane, euro, cent bolivian e leji rumun. Aksionet janë zhvilluar në dy zona të ndryshme në kryeqytet, i pari në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe i dyti në rrugën “Sami Frashëri”.

Në aksionin e dytë, Policia ka hasur në rezistencë nga ana e të dyshuarve, pasi drejtuesi i mjetit që i është bërë shenjë për të ndaluar, ka vijuar rrugën edhe për disa metra, më pas ka zbritur duke lënë në makinë pasagjerin.

Në makinë është gjetur një sasi heroinë dhe një patentë italiane e falsifikuar, që i përkiste personit që “u arratis” e u shpall në kërkim nga Policia. Burime zyrtare të Policisë thanë se të arrestuarit janë, Gentian Kalemi, 37 vjeç nga Tirana, Ahdi Zeqollari, 24 vjeç nga Pogradeci. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale J.B., 25 vjeç, nga Korça. AKSIONI I PARË Policia tha dje se, në bazë të planit të masave për parandalimin, identifikimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, është bërë i mundur identifikimi i dy shtetasve, të cilët merreshin me këtë aktivitet të kundraligjshëm, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas i tretë.

Aksioni i parë blic është zhcilluar në rrugën “Hoxha Tasim”, ku është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin Gentian Kalemi. Nga kontrolli në brendësi të automjetit, është konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe shumat monetare 36.440 franga zviceriane, 170 euro, 100 cent bolivian, 5 leji rumun dhe 77 mijë lekë.

AKSIONI I DYTE

Aksioni tjetër i Antidrogës së Tiranës është zhvilluar në rrugën “Sami Frashëri”, ku është ndaluar automjeti i markës “Renault”. Në drejtim të mjetit ka qenë shtetasi me iniciale J.B., 25 vjeç, nga Korça dhe pasagjer Ahdi Zeqollari. Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Policinë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duk u bërë shpallja e tij në kërkim policor. Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur një leje drejtimi italiane e falsifikuar me gjeneralitetet M.Z., por me fotografinë e shtetasit J.B. Pas kontrollit fizik të shtetasit Ahdi Zeqollari, i janë gjetur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat